Igli Tare pas shkarkimit & akuzave: “Ndjehem pak në faj”

Dy javë të turbullta për drejtuesin shqiptar, rishfaqet Igli Tare: Ndjehem pak në faj…

Dy javët e fundit kanë qenë padyshim shumë të vështira për Igli Taren.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare fillimisht pa të shkatërrohej projekti që kishte nisur si drejtues te Milani dhe u shkarkua nga puna nga klubi kuqezi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në Shqipëri u desh të jepte dëshmi në SPAK pas akuzave për pastrim parash në dosjen “Balluku”.

Tare ka preferuar që të qëndrojë në heshtje në këtë periudhë, edhe për shkak të situatave të krijuara, por në mënyrë të papritur është shfaqur dje në darkën e fundit të sezonit të “Milan Club Old Clan” në Milano, ku ishte ftuar nga organizatorët.

“Pranova këtë ftesë me kënaqësi të madhe dhe krenari, pasi kur mbërrita vitin e kaluar, takimin e parë e bëra me ju dhe mora menjëherë atë që kam dashur gjithmonë, dashurinë për këtë fanellë dhe këto ngjyra. Ndjehem pak në faj, pasi në javën e fundit, nuk ia dolëm që të çonim Milanin në Champions. Por mbetet diçka, Milani është më i madh se të gjithë. Dhe ndonëse vetëm për një vit, për mua ka qenë një nder i madh të punoj për këtë klub dhe do të jeni gjithmonë kudo që të jem”, ishin fjalët e Tares para pjesëtarëve të grupit të tifozëve historikë të Milanit.

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top