Ilir Meta sërish para Gjykatës së Lartë: Rekursi rrëzohet

Ilir Meta sërish para Gjykatës së Lartë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur sërish një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Më herët, rekursi i tij ishte rrëzuar, duke e lënë Metën sërish pas qelive. Ndërkohë, ditën e nesërme Meta ka seancë për masën e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode që kanë filluar 15 vite më parë, kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera si lobime në SHBA dhe shitblerje banesash, në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë, ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvendësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit, nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje”, urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Scroll to Top