Dick Cheney ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Ndërron jetë ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney, vuante prej kohësh nga sëmundje kardiovaskulare

Dick Cheney, ish-zëvendëspresidenti më i fuqishëm i Amerikës dhe arkitekti kryesor i “luftës kundër terrorizmit”, i cili ndihmoi në udhëheqjen e vendit në luftën e Irakut, ndërroi jetë këtë të martë në moshën 83-vjeçare.

Zëvendëspresidenti i 46-të, i cili shërbeu së bashku me Presidentin republikan George W. Bush për dy mandate midis viteve 2001 dhe 2009, ishte për dekada një figurë me ndikim në Uashington, thekson CNN.

Megjithatë, në vitet e tij të fundit, Cheney, ende një konservator i vijës së ashpër, u distancua kryesisht nga partia e tij për shkak të kritikave të tij të ashpra ndaj Presidentit Donald Trump, të cilin e quajti “frikacak” dhe kërcënimin më të madh ndonjëherë për republikën.

Ish-zëvendëspresidenti amerikan vuante prej kohësh nga sëmundjet kardiovaskulare, theksojnë mediat amerikane.

Scroll to Top