Interi gati për festën e munguar prej 37 vitesh, Lautaro Martinez dëshiron të marrë pjesë në sfidën historike
Sot, Interi do të luajë kundër Parmës në Serie A një ndeshje që pritet të vulosë titullin e 21-të kampion në historinë e klubit zikaltër. Pas barazimit të Napolit dje, zikaltrit kanë nevojë vetëm për një pikë për të siguruar matematikisht titullin. Ata synojnë ta finalizojnë garën përballë tifozëve të tyre, në një ngjarje të veçantë që nuk është parë prej 37 vitesh.
Në vitin 1989 ishte hera e fundit që Interi e siguroi matematikisht titullin në shtëpi, në “San Siro”, si ekip pritës. Kështu, të gjithë po përgatiten për një mbrëmje të jashtëzakonshme.
Stadiumi është plot, pasi të gjitha biletat janë shitur, dhe mbi 75 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm. Kanë qenë përgatitur koreografi speciale për një mbrëmje që theksohet si mjaft emocionuese.
Klubi ka rezervuar një ambient ku skuadra do të mblidhet pas ndeshjes. Megjithatë, festa “zyrtare” me dorëzimin e trofeut do të zhvillohet pas dy javësh, në ndeshjen kundër Veronës, gjithashtu në fushën e tyre.
Sot, pritet të jetë në fushë edhe Lautaro Martinez. Kapiteni ka kërkuar personalisht që të luajë disa minuta në fund të takimit, për të përjetuar atmosferën dhe momentin e fundit të vërshëllimës së arbitrit, që do të shpallë suksesin e radhës të tij me Interin.
