Juventus: Jildiz & Turam në dyshim, Keli gati për Bolonjën

Kenan Jildiz dhe Kephren Turam nuk janë në gjendjen më të mirë fizike. Të dy lojtarët e Juventusit kanë zhvilluar një program të diferencuar në ambientet e “Continassa”, në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Bolonjës. Stafi mjekësor po punon për të shmangur probleme më serioze për dy elementë kyç të skemës së trajnerit Luçiano Spalletti.

Fantazisti dhe mesfushori do të vlerësohen sërish 24 orë para ndeshjes për të vendosur përfundimisht për pjesëmarrjen e tyre kundër skuadrës nga Bolonja.

Ndërkohë, nuk ka probleme për Keli. Mbrojtësi është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit pasi ka kaluar disa shqetësime fizike.

Në prag të ndeshjes me Bolonjën, Spalletti do të ketë në dispozicion edhe McKennie, i cili kishte munguar në transferën ndaj Atalantës për shkak pezullimi.

Nëse talenti turk, Jildiz, nuk do të jetë gati, vendin e tij pritet ta zërë David, ndërsa Boga është i sigurt në formacion. Mbetet për t’u diskutuar nëse ai do të luajë si sulmues i dytë (“false nine”) apo në krahun e majtë.

Për pjesën tjetër të formacionit, McKennie do të jetë në qendër të treshes së mesfushës, me Chiesa në të djathtë. Në mesfushë pritet dyshja Turam-Locatelli, ndërsa në mbrojtje nuk ka dyshime: Kalulu dhe Cambiaso në krahë, Bremer dhe Keli në qendër.

Siç u përmend, Turam ka punuar veçmas, por kjo duket më shumë si menaxhim i ngarkesës së stërvitjes dhe ka gjasa të mëdha që të jetë rregullisht titullar kundër Bolonjës.

Scroll to Top