Kallas: BE-ja s’duhet të kërkojë negociata me Rusinë

Kallas: Evropa nuk duhet të poshtërojë veten duke kërkuar negociata me Rusinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, ka deklaruar se Evropa nuk duhet të kërkojë negociata me Rusinë, por ta vendosë atë në një situaci ku detyrohet të hyjë në dialog të vërtetë paqeje.

Ajo theksoi se aktualisht nuk ka shenja që Rusia është e gatshme për bisedime serioze dhe se BE-ja duhet të ketë një qëndrim të unifikuar për kërkesat e saj para çdo dialogu të mundshëm.

Deklaratat e saj u bënë pas një takimi të vendeve Nordike-Baltike. Kallas njoftoi gjithashtu se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë më tej qëndrimin ndaj Rusisë në një takim në Qipro, me fokus në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe sigurinë evropiane.

Scroll to Top