I kërkuar nga Gjermania për trafik droge, shqiptari arrestohet në Itali
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për trafik droge. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të trafikut të lëndëve narkotike, veprime të cilat dyshohet se janë kryer gjatë periudhës prill-qershor 2023 në qytetin gjerman Solingen.
Mediat italiane raportojnë se, në qershor të vitit 2025, autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër-arresti evropian për 34-vjeçarin. Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me autoritetet gjermane, teksa ai u kap në banesën e tij në Itali.
Pas arrestimit, 34-vjeçari shqiptar do të ekstradohet drejt Gjermanisë. Sipas mediave italiane, pas procedurave të ekstradimit dhe në zbatim të urdhrave të lëshuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, 34-vjeçari u shoqërua nga Karabinierët e Savignanos. Gjatë procesit të ekstradimit, ai ishte i detyruar të paraqitej çdo ditë pranë selisë së Karabinierëve në Savignano sul Rubicone, si dhe në Piken Kufitare Ajrore Malpensa të Milanos, para se t’i dorëzohej autoriteteve policore gjermane.
