Kërcënim me plumb ndaj ministrit italian të Arsimit Valditara

Zarf me plumb për ministrin italian të Arsimit, Valditara kërcënohet me letër. Reagon ashpër Meloni

Ministri italian i Arsimit dhe Meritës, Giuseppe Valditara, është vënë në shënjestër të një kërcënimi. Në një zarf të dërguar në adresë të tij, janë gjetur një letër kërcënuese dhe një plumb.

Zarfi i është dërguar ministrisë disa ditë më parë, ndërsa ngjarja është denoncuar në Polici më 16 shtator. Autoritetet italiane kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e rastit dhe personat përgjegjës për dërgimin e tij.

Lajmi ka shkaktuar reagime edhe në nivelet më të larta të politikës italiane. Kryeministrja Giorgia Meloni ka shprehur solidaritetin e saj me ministrin Valditara dhe e ka dënuar ashpër aktin.

“Solidaritet të plotë me Ministrin Giuseppe Valditara për kërcënimet serioze që ka marrë. Një plumb dhe një letër kërcënuese janë akte frikacake frikësimi që nuk kanë vend në një demokraci”, deklaroi Meloni.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën e zarfit dhe rrethanat në të cilat ai është dërguar në drejtim të ministrit italian të Arsimit.

Scroll to Top