Zjarri në Fushë-Milot: Tym i dendur, vështirëson qarkullimin

Një vend grumbullimi gomash makinash në Fushë-Milot është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.

Ngjarja ka shkaktuar një tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë-Laç.

Forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të ndihmuara edhe nga zjarrfikësit e Lezhës, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonën përreth.

Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar.

Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk dihet. Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Scroll to Top