Kryeprokurori i Prizrenit përballet me kërcënime
Zyra e Prokurorit të Shtetit ka dënuar fuqishëm kërcënimet që i janë bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu. Në një reagim të saj, theksohet se kërcënimet ndaj z. Kryeziu kanë ardhur nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka lëshuar një deklaratë ku thekson se: “Këto kërcënime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale, në mënyrë që personi përgjegjës të vihet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore.”
Më tej, deklarata shton se çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
