Plagosje me armë në Tiranë: Policia identifikon autorin

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Ngjarja e djeshme me armë zjarrjti në zonën e Shkollës së Bashkuar është zbardhur. Një konflikt mes fqinjëve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Astrit Dautaj, 53 vjeç, ka hapur zjarr ndaj Ilirjan Dostit, 45-vjeç. Autori është shpallur në kërkim nga policia.

I plagosuri ka marrë një plagë në zonën e barkut, por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes. Po punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Scroll to Top