Vrasja e Liridona Ademajt: Bashkëshorti Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata, pasi akuzohet për planifikimin e vrasjes së Ademajt.
Në seancën e kaluar, ku u thanë fjalët përfundimtare, Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal, burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Prokuroria pretendonte se vrasja ishte organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar dhe në prani të fëmijëve.
Nga ana tjetër, mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria.
