Restoranti në Parkun e Qafë-Shtamës shkrumbua nga zjarri
Një restorant i vendosur në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të martë, duke u dëmtuar seriozisht nga zjarri. Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, ndikuar nga era e fortë dhe materialet e ndërtimit, kryesisht druri që përbënte tavanin dhe pjesë të strukturës së lokalit. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve për të shuar flakët, restoranti u shkrumbua.
