Macron: Rusia duhet të përgjigjet për krimet

Macron: E papranueshme politika ruse e terrorit, Rusia duhet të përgjigjet për krimet

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka cilësuar si të papranueshme politikën e terrorit të zbatuar nga Rusia, pas një sulmi vdekjeprurës në Kiev dhe rajonin përreth. Macron theksoi se Ukraina dhe aleatët e saj nuk do të dorëzohen përballë lodhjes apo frikësimit.

“Çdo sulm i ri përforcon një të vërtetë të qartë. Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin e saj dhe të përgjigjet për krimet e saj”, shkroi Macron në platformën X.

Ai shtoi: “Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij do të vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Rusisë, veçanërisht përmes sanksioneve të reja, duke forcuar njëkohësisht mbështetjen ushtarake për Ukrainën”.

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi rus me raketa gjatë natës në Kiev dhe rajonin përreth, bënë të ditur zyrtarët lokalë. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës raportoi se 14 civilë u vranë në rajonin më të gjerë të Kievit, ndërsa një person vdiq në kryeqytet. Administrata ushtarake e qytetit njoftoi se dëme janë raportuar në të paktën shtatë lagje të qytetit të Kievit.

Scroll to Top