Roshi asiston dhe siguron Play-off për Keciorengucin

VIDEO/ Protagonist në ndeshjen më të rëndësishme, ish-futbollisti i Kombëtares e mbyll me asist kampionatin e rregullt

Odise Roshi ka qenë një lojtar kyç për skuadrën e Keciorengucu gjatë këtij edicioni. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare asistoi sot golin që i hapi rrugë përmbysjes së rezultatin në sfidën kundër Umranijespor, duke fituar me rezultatin 1 me 4.

Roshi dha pasimin vendimtar për Fernandez në minutën e 17-të, i cili e shndërroi atë në gol. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e javës së fundit të kampionatit, e cila i siguroi Keciorengucut një vend në fazën “play off” për ngjitjen në Superligë.

Me shtatë gola dhe po aq asistime në kampionat, Roshi ka zhvilluar një sezon mjaft të suksesshëm. Tani, i gjithë fokusi i tij dhe i skuadrës kalon te sfida e fazës “play off”.

(Videoja e asistit të Roshit).

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top