Gjyqi, Meta: Dua të jem krah avokatit tim nëpër seanca
Ilir Meta ka kërkuar që të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore që i përkasin atij. Ai ka paraqitur një kërkesë ku shpreh dëshirën për të qëndruar pranë avokatit të tij.
Kërkesa të ngjashme, në lidhje me të njëjtën çështje, janë bërë më parë edhe nga Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj.
Kjo është kërkesa e dytë për Gjykatën e Lartë të Drejtësisë (GJKKO) për këtë çështje dhe vjen në një kohë kur më 27 prill nis gjyqi në themel në Gjykatën e Posaçme, për dosjen e ish-Presidentit Ilir Meta.
