Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit mes tensioneve për kalimin e anijeve tregtare
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara, dhe jo Irani, janë ato që kanë kontrollin e plotë të Ngushticës së Hormuzit. “Ne e kontrollojmë plotësisht ngushticën, vetëm që ta dini”, u shpreh ai gjatë një transmetimi me CNBC.
Këto komente vijnë pas deklaratave të mëparshme të Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili kishte pohuar se ngushtica ishte e hapur për anijet tregtare. Trump shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë me bllokadën detare të Republikës Islamike derisa vendet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare paqeje.
Më herët, Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kishte njoftuar se Irani e kishte bllokuar ngushticën deri në heqjen e plotë të bllokadës detare amerikane. IRGC u bëri thirrje pronarëve të anijeve që t’i përmbaheshin ekskluzivisht rekomandimeve të Iranit dhe i cilësoi deklaratat e Trumpit lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit si “të pabesueshme”.
