Mojtaba Khamenei jep mesazh paralajmërimi: Marina iraniane do të bëjë armiqtë tanë të provojnë disfatën
Një mesazh nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është publikuar sot nga mediat iraniane. Në mesazhin e rastit të Ditës së Ushtrisë në Iran, nuk janë përmendur në mënyrë të qartë dy tema të diskutuara kohët e fundit nga zyrtarët iranianë: Ngushtica e Hormuzit dhe negociatat Iran-SHBA.
Në një pjesë, mesazhi paralajmëron “armiqtë” se marina iraniane është gati t’i bëjë ata “të shijojnë hidhërimin e disfatës së re”, pa dhënë sqarime të mëtejshme.
Ashtu si në rastet e mëparshme, ky ishte një mesazh me shkrim nga Mojtaba Khamenei. Ai nuk është parë në publik që kur u bë udhëheqës suprem në fillim të marsit.
