41-vjeçarja procedohet penalisht pasi i premtoi azil politik një shtetasi irakian dhe i mori 6 mijë euro.
Një 41-vjeçare është vënë nën procedim penal, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas irakian, duke i marrë një shumë prej 6 mijë eurosh me premtimin për t’i siguruar azil politik në Shqipëri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i referuan materialet Prokurorisë, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases A.Z., banuese në Tiranë.
Sipas hetimeve paraprake, 41-vjeçarja i ka marrë shumën prej 6000 eurosh shtetasit të huaj, duke i premtuar kryerjen e procedurave për përfitimin e azilit politik. Ajo nuk ia ka kthyer paratë as edhe pasi nuk ka përmbushur premtimin.
