Napoli rikthehet te fitorja, “poker” ndaj Kremoneses

Napoli rikthehet te fitorja me “poker” ndaj Kremoneses

Napoli u rikthye te fitorja në Serie A, teksa mposhti Kremonesen me rezultatin 4 me 0 në duelin e vlefshëm për javën e 34-të.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte dominoi totalisht sfidën, duke shënuar plot 3 gola në pjesën e parë. Mek Tominej zhbllokoi rezultatin në minutën e 3-të, ndërkohë që Hojlund dhe De Bruyne ngritën rezultatin në 3 me 0 falë golave të shënuar në minutat 45 dhe 45+3.

Për golin që do të “vuloste” triumfin 4 me 0 mendoi Alison Santos në minutën e 52-të. Vlen të theksohet se Napoli shpërdoroi edhe një penallti me Mek Tominej në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitoreje bindëse, Napoli është ngjitur në vendin e dytë në renditjen e Serie A. Megjithatë, kampionët në fuqi vazhdojnë të jenë në ndjekje të Interit, që kryeson me nëntë pikë më shumë dhe ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Nga ana tjetër, forma katastrofike e Kremoneses i mban ata të përfshirë plotësisht në luftën për mbijetesë. Me vetëm një fitore në 20 ndeshjet e fundit, “La Cremo” renditet një pozicion mbi zonën e rënies, falë avantazhit në përballjet direkte ndaj Leçes.

VIDEO GOLI I PARË:
GOLI I DYTË:
GOLI I TRETË:
GOLI I KATËRT:

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top