Largimi i Orban nga takimi i BE, kryeministri Donald Tusk ironizon: Për herë të parë nuk kemi rusë në dhomë, një lehtësim i madh!
Kryeministri polak Donald Tusk, i cili po merr pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në Nikosi (Nicosia), ka bërë një koment tërthorazi mbi mungesën e ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij.
Në një postim në platformën X, Tusk shkroi: “Mbledhja e Këshillit Evropian. Për herë të parë ndër vite, nuk ka rusë në dhomë. Një lehtësim i madh.”
Mungesa e kryeministrit hungarez Viktor Orbán u shpjegua nga pala hungareze me situatën kalimtare në vend, pas zhvillimeve të fundit politike dhe nevojës për dorëzimin e pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare të javës së kaluar.
Takimi në Nikosi po zhvillohet mes diskutimeve mbi çështje sigurie dhe politikash të jashtme të Bashkimit Evropian.
