“Vanity Fair”: Papa Leone XIV në mesin e 10 personave më të veshur në botë
“Vanity Fair” ka përfshirë Papa Leonin XIV në listën e saj vjetore të personaliteteve më të veshura mirë të vitit 2026. Ai renditet në kategorinë “Origjinalët”, e cila përzgjedh 10 individë të njohur për stilin e tyre të veçantë dhe inovativ.
Papa Leone XIV, kreu i Kishës Katolike, gjendet në këtë listë krah figurave të njohura si muzikantët Björk dhe Rosalía, si dhe regjisori Spike Lee. Revistë amerikane citon stilin jo konvencional të papës si arsyen kryesore të përfshirjes së tij.
“Edhe para papatit, Leone, i njohur më parë si ‘Ati Bob’, e çoi veshjen e tij modeste ngjyrë krem në lartësi qiellore, duke e kombinuar atë me atlete ‘Nike’,” shkruan revista. Ajo thekson gjithashtu se “Leone e ka ruajtur ndjenjën e tij të rastësisë ironike, duke veshur ndonjëherë kapele bejsbolli.”
Nuk është çmimi i parë papal i stilit
Ky nuk është rasti i parë që Papa Leone XIV, i lindur në SHBA, shfaqet në një listë të tillë. Më herët, revista “Vogue” e kishte vendosur atë në listën e 55 njerëzve më të veshur të vitit 2025. Megjithatë, “Vogue” në atë rast vlerësoi rikthimin e tij te “trashëgimia papale për veshjet liturgjike të përshtatshme” dhe ndryshimin nga stili modest i paraardhësit të tij, Papa Françesku.
Edhe “The New York Times” e ka renditur Papa Leonin XIV midis njerëzve më elegantë të vitit 2025, duke vlerësuar stilin e tij menjëherë pas zgjedhjes si papë.
Papa Leone XIV u zgjodh pas vdekjes së Papa Françeskut, më 8 maj 2025. Ai është qytetari i parë amerikan që mban titullin e Papës. Ai njihet gjithashtu si tifoz i ekipit të bejsbollit “Chicago White Sox”, dhe një fotografi e tij duke veshur kapele të këtij ekipi bëri bujë në media.
