Fushë Kruja dhe fshatrat përreth janë përballur me mungesë energjie elektrike për më shumë se tetë orë.
Rreth 30 mijë banorë të qytetit të Fushë-Krujës dhe disa fshatrave përreth janë lënë në errësirë për një periudhë të gjatë. Sipas një njoftimi të mëparshëm nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja e energjisë ka qenë si pasojë e një avarie në nënstacionin e ri elektrik. Fillimisht, energjia pritej të rikthehej rreth orës 15:00.
Megjithatë, pavarësisht se OST ka njoftuar se avaria në linjën e tyre është riparuar, furnizimi me energji elektrike nuk është rivendosur ende. Burime lokale raportojnë se vonesa në rikthimin e energjisë vjen si pasojë e defekteve në kabinat elektrike që menaxhohen nga OSHEE. Këto kabina kanë pësuar dëme nga lagështia e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit.
