Protesta kombëtare e opozitës: Mes 7 personave të proceduar penalisht, edhe dy shtetas italianë
Dy shtetas italianë rezultojnë mes 7 personave të proceduar penalisht pas protestës kombëtare të organizuar nga opozita. Gjatë protestës së zhvilluar më 8 maj në Tiranë, pati hedhje molotovësh dhe fishekzjarresh, ndërsa nuk munguan as përplasjet mes policisë dhe protestuesve.
Shtetasit italianë janë marrë në pyetje nga hetuesit, por nuk kanë dhënë shpjegime apo detaje rreth përfshirjes së tyre në protestën kombëtare të opozitës. Mësohet se fillimisht, shtetasit italianë u shoqëruan në komisariatin numër 2, ndërsa aktualisht po hetohen në gjendje të lirë.
