PS 35 vjet: Vizioni i Ramës për Shqipërinë në Europë

Kryeministri Edi Rama, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ka ndarë një urim për të gjithë socialistët në rrjetet sociale. Nëpërmjet një mesazhi, ai shprehu bindjen e tij të patundur për misionin historik të ngritjes së Shqipërisë në majën e Europës së Bashkuar deri në vitin 2030.

Mesazhi i plotë i kryeministrit lexon:

“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”.

Scroll to Top