PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës
Partia Socialiste është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për të cilët fillimisht ishte kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga gjithsej 29 të tillë.
Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e Kuvendit, me pretendimin se ata ushtruan dhunë në sallë, PS ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 ligjvënës të PD-së.
Ulsi Manja propozoi që të mos ketë përjashtime me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e opozitës. Megjithatë, për 10 deputetët e tjerë, socialistët kanë kërkuar përjashtim nga 60 deri në 30 ditë.
