Edi Rama pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e Qarkut Tiranë: Diskutim i dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës. Takimi u përqendrua në organizimin dhe përgatitjen e strukturave socialiste për sezonin e ri politik.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se diskutimet u fokusuan te organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri “PasqyrAlbania”. Sipas kreut të Partisë Socialiste, takimi ishte pjesë e përgatitjeve të nevojshme për vijimin e aktivitetit politik të strukturave të partisë në Tiranë.
“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkroi Rama.
Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të strukturave të PS për organizimin e mëtejshëm të partisë dhe përcaktimin e prioriteteve për periudhën e ardhshme politike. Pas takimit në Pogradec me deputetët, drejtuesit e Qarqeve të PS-së dhe ministrave, kryeministri do të fillojë një sërë takimesh në të gjitha 12 qarqet e vendit.
