Rama: Potencial turistik Shqipëria, mbështetje agroturizmit

Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, por…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se bizneset duhet të kenë kujdes në përcaktimin e çmimeve. Gjatë një takimi me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, Rama theksoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe mundësi të mëdha për të gjeneruar më shumë të ardhura nga turizmi.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka oligarkë. Ai argumentoi se një oligark është dikush që ka fuqinë të vendosë, jo dikush që thjesht bën biznes dhe fiton. “Ky program është për ata që duan ta zhvillojnë tokën e tyre, të ndërtojnë një fermë, një agrobiznes. Do të kenë të gjithë mbështetjen tonë,” – tha Rama.

Ai shtoi: “Potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, mundësia për të nxjerrë më shumë të ardhura nga turizmi është shumë e madhe. Ne duhet të synojmë ata që konsumojnë shumë. Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim.”

Duke iu referuar listave të çmimeve dhe investimeve, Rama theksoi se disa njerëz nuk e kuptojnë se si çmimet që ata vendosin ndikojnë në biznesin e tyre. “Është një tragjedi që i ka ndodhur jo pak vendeve dhe nga e cila duhet mësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, strategjikë. Kultura e shërbimit është buzëqeshja, krijimi tek tjetri i asaj që ne e kemi mikpritjen shqiptare”, – përfundoi Rama.

Scroll to Top