Të shtëna pranë një shkolle në Karolinën e Veriut: Dy viktima dhe disa të plagosur. Incidenti nisi si sherr i planifikuar mes të rinjve.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Winston-Salem, Karolinë e Veriut, SHBA. Raportimet paraprake tregojnë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit (ora lokale) në një park të afërt me shkollën fillore Jefferson Middle School, por jo brenda ambienteve të saj.
Autoritetet vendosën menjëherë shkollën në masa të përkohshme sigurie, të cilat u hoqën më vonë pasi u konstatua se nuk ekzistonte më rrezik për nxënësit dhe stafin.
Policia sqaroi se ngjarja filloi si një përleshje e planifikuar mes dy të rinjve. Situata më pas u përshkallëzua, duke çuar në shkëmbim zjarri mes disa personave dhe duke e kthyer sherrin në një “takim fatal”.
