Rama: Protestat tregojnë rritje pritshmërisht qytetare

Rama: Reflektimi mbi protestat më çoi në një përfundim

TIRANË – Kryeministri Edi Rama u ndal te protestat e fundit në vend, duke i cilësuar ato si një tregues të rritjes së pritshmërive të qytetarëve dhe një moment reflektimi për qeverinë. Në një intervistë për rrjetin britanik televiziv Channel 4, Rama tha se ka reflektuar gjatë mbi protestat dhe ka arritur në përfundimin se qytetarët nuk dalin në rrugë për shkak të fakteve, por sepse kërkojnë më shumë.

“Kam reflektuar shumë mbi këtë protestë dhe kam arritur në përfundimin se për njerëzit nuk bëhet fjalë për faktet, por për pritshmëritë më të larta që i nxjerrin në rrugë. Kjo nuk është diçka e keqe. Është e mrekullueshme. Prandaj thashë se është fantastike. Kështu që i kuptoj”, u shpreh kryeministri.

Ai e konsideroi protestën një shenjë të zhvillimit demokratik të vendit, duke kujtuar se vite më parë, në të njëjtin bulevard, protestuesit u përballën me dhunë dhe viktima. Rama shtoi se protestat i kanë shërbyer edhe si një mundësi për të reflektuar mbi çështjet që kërkojnë më shumë vëmendje, duke theksuar se kjo përvojë e ka ndihmuar të kuptojë më mirë pritshmëritë e qytetarëve.

Scroll to Top