Real Madridi dhe Metallica: Himni i ri në Bernabeu

VIDEO/ Real Madridi ndryshon qasje, himni i ri i ekipit vjen nga “Metallica”

Real Madridi po sjell shumë risi në stadiumin “Santiago Bernabeu” pas përfundimit të rindërtimit të tij. Ekrane të mëdhenj të instaluar në pjesën e sipërme të tribunave ishin risia e parë dhe më e dukshme. Më pas, nisi prezantimi spektakolar me drita i lojtarëve, i cili përdoret gjithashtu në raste të shënimit të golave.

Dhe ndaj Valencias debutoi… “Metallica”. Klubi ka vendosur që prezantimi i ekipit të bëhet me një këngë të grupit të muzikës “heavy metal”. Kënga, një nga më të njohurat e tyre, “Enter Sandman”, bëri debutimin e saj në ndeshjen e kësaj fundjave, gjatë prezantimit të skuadrave.

Kjo këngë është mjaft e njohur në ambientet sportive, pasi u bë kolonë zanore e skuadrës së futbollit amerikan të Virginia Tech. Hyrja e tyre në fushë shoqërohej nga kjo këngë, ndërsa spektatorët kërcenin në tribuna. Një rit, të cilin shpresojnë ta fillojnë të praktikojnë edhe në “Santiago Bernabeu”, për të ndezur atmosferën para fillimit të sfidave.

Scroll to Top