Rreziku i bllokimit të ekonomisë globale nga Ngushtica e Hormuzit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka ngritur alarmin lidhur me rrezikun e bllokimit të ekonomisë globale, si pasojë e ndërprerjes së aktiviteteve në Ngushticën e Hormuzit.

Kjo ngushticë konsiderohet si një rrugë detare jetësore, sidomos për tregtinë e naftës.

“Jam thellësisht i shqetësuar për kufizimin e të drejtave dhe lirive të lundrimit në rajonin e Ngushticës së Hormuzit,” ka thënë Guterres. Ai shtoi se kjo situatë po pengon shpërndarjen e naftës, plehrave dhe lëndëve të tjera të para jetësore, duke shkaktuar probleme në sektorin e energjisë, transportit, prodhimit industrial dhe tregjet ushqimore, si dhe duke bllokuar ekonominë globale.

Guterres theksoi gjithashtu se, edhe në rastin më optimist të heqjes së menjëhershme të kufizimeve, zinxhirët e furnizimit do të kenë nevojë për muaj të tërë për t’u rikuperuar.

Scroll to Top