Rritje e çmimeve të naftës në Shqipëri, rreth 230 lekë/litër

Shqipëri: Nafta i afrohet 230 lekëve për litër

Çmimi i naftës ka shënuar një rritje prej 10 lekësh, duke arritur në 229 lekë për litër. Ndërkohë, benzina është shtrenjtuar me 14 lekë, duke shkuar rreth 219 lekë për litër, vetëm një ditë pasi qeveria njoftoi përfundimin e punës së Bordit të Transparencës.

Sherefedin Shehu ka ngritur dyshime lidhur me mënyrën e formimit të këtyre çmimeve dhe ka kërkuar më shumë transparencë rreth kostos reale të karburanteve. Ai thekson se rritjet e çmimeve nuk mund të justifikohen automatikisht vetëm në bazë të zhvillimeve ndërkombëtare.

Paralelisht, tensionet në Lindjen e Mesme pritet të sjellin rritje të mëtejshme të çmimeve të karburanteve.

Megjithëse çmimet janë shtrenjtuar, konsumi mbetet i lartë. Deri në korrik, janë importuar rreth 408 mijë tonë karburante.

Vlen të theksohet se për çdo litër naftë, konsumatorët paguajnë rreth 164 lekë në taksa dhe tarifa.

Scroll to Top