Sulm i koordinuar sabotimi në Holandë: Tuba metalikë vendosen mbi shina në më shumë se 20 pika
Një sulm i madh dhe i koordinuar sabotimi ka goditur të martën në mëngjes infrastrukturën hekurudhore në Holandë, duke shënuar ndërhyrje në më shumë se 20 lokacione.
Sipas raportimeve, autorët kanë vendosur qëllimisht tuba të mëdhenj metalikë, rreth dy metra të gjatë, mbi shina. Ky veprim ka shkaktuar dëme në sistemin e qarkut të shinave dhe në sistemet e sigurisë hekurudhore.
Ndërhyrja bëri që sistemet kompjuterike të rrjetit të regjistrojnë gabimisht se shinat ishin të bllokuara, duke ndikuar në funksionimin normal të linjave hekurudhore.
Ndër linjat e prekura nga ky incident janë:
- Amersfoort–Zwolle
- Zwolle–Leeuwarden
- Utrecht–Arnhem
- Arnhem–Zutphen
- Amersfoort–Deventer
- Gouda–Oudewater
Përmasat e incidentit dhe koordinimi i veprimeve në disa pika kanë ngritur shqetësime të forta për sigurinë e infrastrukturës hekurudhore në vend.
