Detaje të reja: Goditja e 3 call center në Tiranë, sekuestrohen 1 milion euro cash
Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me operacionin e bastisjes së tre call center-ave të paligjshëm në Tiranë. Mediat raportojnë se janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash.
Sipas të njëjtave burime, shtatë persona janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa dy persona të tjerë janë lënë me masat “ndalimi i daljes jashtë vendit” dhe “detyrim me paraqitje”.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar gjithashtu kompjuterë dhe pajisje të tjera që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme. Ambientet e call center-ave u zbuluan në dy qendra në zonën e njohur si “Kopshti Zoologjik” dhe një tjetër në “Rrugën e Kavajës”.
Raportohet se hetimi ka nisur rreth dy vite më parë, ku materialet janë referuar nga Austria dhe Gjermania. Shtetasit e këtyre vendeve janë mashtruar nga këto call center.
Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë hetuar dhe zbuluar përfshirjen e rreth 70 operatorëve.
© LAPSI.al
