Sulm në treg në Kiev: 6 të vdekur, autorit i vrarë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas një sulmi të armatosur në një market në Kiev, ku humbën jetën të paktën 6 persona.

Zelensky deklaroi se policia ka vrarë autorin e sulmit. “Aktualisht, dhjetë persona janë shtruar në spital me plagë dhe lëndime. Të gjithë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Katër pengje u shpëtuan. Hetimet po vazhdojnë. Hetuesit e Policisë Kombëtare dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës po punojnë”, tha Zelensky.

Presidenti shtoi gjithashtu se ka urdhëruar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe kreun e Policisë Kombëtare të Ukrainës “t’i ofrojnë publikut të gjitha informacionet e verifikuara në lidhje me këtë rast”.

Scroll to Top