Turisti bie nga Ujëvara e Sotirës në Gramsh, dyshohet se ka humbur jetën.
Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Gramshit, ku një turist dyshohet se ka humbur jetën gjatë një aktiviteti në natyrë. Sipas njoftimit nga shërbimi zjarrfikës, turisti ka rënë në Ujëvara e Sotirës dhe dyshohet të jetë pa shenja jete.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit të MZSH-së për ndërhyrje dhe verifikim të situatës. Ndërkohë, pritet konfirmimi zyrtar i rrethanave të ngjarjes dhe identitetit të viktimës, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin në terren.
