Të shtëna në një aktivitet muzikor në Zvicër, raportohet për viktima. Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonën.
Një incident me të shtëna me armë ka ndodhur gjatë natës në një aktivitet muzikor të zhanrit rave në hipodromin e Schachen, në qytetin Aarau të Zvicrës. Policia kantonale e Aargaut konfirmoi se ka pasur disa viktima, por ende nuk ka ofruar detaje rreth numrit apo gjendjes së tyre shëndetësore.
Të shtënat janë raportuar rreth orës 02:30, ndërsa në hipodrom po zhvillohej eventi “Aarauer Rave”. Gjatë momentit të incidentit, në zonë ndodheshin rreth 3,500 persona.
Policia ka nisur një operacion të gjerë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi rrethanat e ngjarjes, autorët e mundshëm apo motivin. Hetimet po vijojnë.
