VIDEO/ Tension në Kongresin e FIFA-s: Delegatët e Izraelit dhe Palestinës refuzojnë shtrëngimin e duarve para Infantinos
Një moment tensioni u shënua gjatë punimeve të Kongresit të 76-të të FIFA-s, ku presidenti Gianni Infantino tentoi të nxisë një shtrëngim simbolik duarsh mes delegatëve të Izraelit dhe Palestinës.
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, refuzoi të qëndronte përkrah zëvendëspresidentit të Federatës së Futbollit të Izraelit, duke mos marrë pjesë në gjestin e kërkuar nga Infantino në skenë.
Pas incidentit, Infantino deklaroi se FIFA do të vazhdojë të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin në fushën e futbollit, duke theksuar rëndësinë e dhënies së shpresës për të rinjtë, pavarësisht situatave të ndërlikuara politike.
Nga ana tjetër, përfaqësues të Federatës Palestineze të Futbollit, në një prononcim për Reuters, lidhën refuzimin me situatën e konfliktit dhe qëndrimet e tyre politike.
Infantino shfrytëzoi gjithashtu kongresin për të bërë të ditur se do të kërkojë rizgjedhjen në vitin e ardhshëm, në zgjedhjet që pritet të mbahen në Rabat, ku ai konsiderohet favorit për një mandat të ri.
