Tragjedi në Kenia: Zjarr në shkollë, 15 nxënëse humbin jetën

Tragjedi në Kenia! Zjarr në konviktin e një shkolle vajzash, humbin jetën 15 nxënëse

Një zjarr i rëndë në një shkollë me konvikt vajzash në Kenia ka shkaktuar vdekjen e 15 nxënëseve dhe ka plagosur disa të tjera.

Sipas policisë, flakët përfshinë konviktin e Akademisë së Vajzave Utumisi në qarkun Nakuru gjatë orëve të para të mëngjesit. Zjarri shpërtheu rreth orës 1:00 sipas kohës lokale, duke shkaktuar panik mes nxënëseve.

Mediat lokale raportojnë se ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të evakuuar vajzat nga godina që digjej.

Autoritetet konfirmuan se zjarri është neutralizuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijuan për disa orë.

Samuel Endani, shefi rajonal i policisë, deklaroi se numri i të plagosurve ende nuk është përcaktuar, pasi disa nxënëse po marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.

Ngjarja rikthen në vëmendje një tjetër tragjedi të ndodhur në vitin 2024 në qarkun fqinj Nyeri, ku një zjarr në një shkollë fillore me konvikt u mori jetën 21 nxënësve.

Një raportim nga BBC News Africa thekson se 16 nxënëse humbën jetën pas një zjarri në konviktin e Akademisë së Vajzave Utumisi në Gilgil, Kenia. Të paktën 74 të tjera janë dërguar në spital me lëndime. Kryqi i Kuq i Kenisë bëri të ditur se incidenti u raportua në orën 3:30 të mëngjesit sipas kohës lokale të së enjtes.

Scroll to Top