Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se regjimi duhet të “merr masa” dhe nuk di “si të nënshkruajë një marrëveshje jo-bërthamore”.
Besojmë se ai po i referohet përpjekjeve të tij për ta bindur Iranin të heqë dorë nga rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.
Trump e shoqëroi postimin me një imazh të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku ai shfaqet me një mitraloz, i rrethuar nga shpërthime. Në mbishkrimin e fotos, të publikuar nga Trump, shkruhej: “NO MORE MR. NICE GUY” (Mjaft më me sjellje të butë).
