Trump: SHBA fitoi luftën me Iranin, por armiqësitë mund të vazhdojnë

“Ne e kemi fituar luftën”, Trump: Armiqësitë mund të vazhdojnë edhe disa javë! ‘Vija e kuqe’ e SHBA-së, uraniumi

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar tashmë konfliktin ushtarak me Iranin. Megjithatë, ai theksoi se ‘armiqësitë’ mund të vazhdojnë edhe dy apo tre javë, duke nënvizuar se nuk ka nevojë për nxitim pasi SHBA-ja ka arritur shumicën e objektivave të saj.

Trump përsëriti edhe një herë “vijën e kuqe” të Uashingtonit sa i përket uraniumit të pasuruar.

“Sidoqoftë, ne po fitojmë. Ose marrim marrëveshjen e duhur ose fitojmë shumë lehtë ushtarakisht”, tha ai, duke shtuar: “Ne tashmë kemi fituar”.

I pyetur nëse armëpushimi kishte përfunduar pas sulmeve iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nisjes së Operacionit Projekti Liria, ai refuzoi të japë një përgjigje, duke thënë: “Nuk mund t’ju them”.

Scroll to Top