Salah largohet nga Liverpuli pas 9 vitesh, kapiteni Van Dajk shpreh emocionet: Kemi kaluar gjithçka së bashku
Kapiteni i Liverpolit, Vërxhil Van Dajk, ka folur rreth largimit të Mohamed Salah nga klubi. Pas tetë sezonesh që kanë luajtur krah njëri-tjetrit, është momenti që ata të ndahen.
Holandezi theksoi se egjiptiani është shumë i rëndësishëm për klubin dhe se para largimit, ai duhet të japë maksimumin në ndeshjet e mbetura.
“Ai është thelbësor për ne, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ndonjëherë vlerësimi i plotë për një lojtar vjen vetëm kur ai largohet, por ne e vlerësojmë shumë atë tashmë. Ai është një shok skuadre i jashtëzakonshëm, kemi kaluar gjithçka së bashku, si uljet, ashtu edhe ngritjet. Ai do të mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm në pesë ndeshjet e fundit që kemi për të luajtur. Lamtumira do të jetë emocionuese për të dhe familjen e tij, sigurisht, por edhe për ne, sepse ai do të thotë shumë për mua, për ekipin dhe padyshim për tifozët. Por mbi të gjitha, kemi ende punë për të bërë. Ai e di këtë. Ky është objektivi kryesor”, tha ai.
