Zgjedhjet në Kosovë: 22 parti dhe 3 koalicione garojnë

“`html

Kosovë/ Më 7 qershor garojnë 22 parti politike e 3 koalicione

22 parti politike dhe tri koalicione janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 7 qershor.

Afati për regjistrim për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje dhe formim të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është mbyllur më 7 maj në orën 24:00. Këto obligime kanë vlejtur vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës.

KQZ-ja ka njoftuar se deri në përfundim të afatit ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, formimin e tri koalicioneve të përbëra nga 9 parti politike, si dhe mospjesëmarrje në zgjedhje nga 9 parti politike.

Sipas KQZ-së, partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë:

  • 1. Partia Socialdemokrate
  • 2. Kosovaki Nevi Romani Partia
  • 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve
  • 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak
  • 5. Srpska Lista
  • 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi
  • 7. Lidhja Demokratike e Kosovës
  • 8. Fjala
  • 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
  • 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK
  • 11. Socialdemokratska Unija
  • 12. Jedinstvena Goranska Partija
  • 13. Kosova Demokratik Türk Partisi
  • 14. Nova Demokratska Stranka
  • 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
  • 16. Kosovski Savez
  • 17. Partia Balliste
  • 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale
  • 19. Partia Liberale Egjiptiane
  • 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
  • 21. Stranka Demokratske Akcije
  • 22. Partia Demokratike e Kosovës

Sipas njoftimit të KQZ-së, partitë politike që deri më tani kanë njoftuar formimin e koalicionit janë:

  • 1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicioni VAKAT)
  • 2. Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar)
  • 3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!)

Ndërkohë, partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë:

  • 1. Partia Demokratike e Unitetit
  • 2. Balli Kombëtar i Kosovës
  • 3. Lëvizja Qytetare Vatra
  • 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava
  • 5. Partia e Drejtësisë
  • 6. Srpski Narodni Pokret
  • 7. Partia Reforma Demokratike
  • 8. Aleanca Kosova e Re
  • 9. Nisma Socialdemokrate

Sipas KQZ-së, njoftimi nga partitë politike të regjistruara për pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhje dhe formimi i koalicioneve është një proces tjetër nga aplikimi për certifikim të subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, prandaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

“`

Scroll to Top