Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet
Banorët e prekur nga zjarri që përfshiu një pallat në zonën pranë Farmacisë numër 10 në Tiranë do të mbështeten me bonus qiraje deri në rikthimin e tyre në banesat e riparuara plotësisht.
“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qeraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi”, shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të shtune.
