60-vjeçar i vdekur në Devoll, dyshohet të ketë rënë në lumë

Gjendet pa jetë një 60-vjeçar në Devoll. Dyshohet se ka rënë në lumë.

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm në një lumë në zonën e Devollit. Mësohet se viktima kishte udhëtuar drejt fshatit Vishocicë për të vizituar të afërmit e tij.

Dyshohet se gjatë kthimit nga një lokal në orët e vona, ai ka humbur ekuilibrin mbi një urë dhe ka rënë aksidentalisht në ujë. Sipas dëshmitarëve, burri dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Megjithatë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe përfundimi i hetimeve për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes.

Scroll to Top