Talent 15-vjeçar i Arsenalit thyen rekord titullari

Vetëm 15-vjeç, talenti i Arsenalit thyen rekord dhe bëhet lojtari më i ri titullar.

Maks Douman, futbollist i Arsenalit, ka hyrë në historinë e klubit londinez si lojtari më i ri që ka luajtur si titullar. Ai arriti këtë rekord në moshën 15 vjeç e 302 ditë, gjatë fitores 2-0 të skuadrës së tij kundër Brajton & Hove Albion në Kupën e Ligës, të zhvilluar të mërkurën. Performanca e tij në fushë mori vlerësime të larta nga trajneri.

Douman, i cili është pjesë e Arsenalit që nga viti 2015, bëri debutimin e tij me ekipin e parë duke dalë nga stoli në fillim të këtij sezoni. Me këtë paraqitje, ai theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Xhek Porter, i cili ishte lojtari më i ri titullar në klub.

Portieri Porter e kishte vendosur këtë rekord vitin e kaluar, duke luajtur si titullar në Kupën e Ligës në moshën 16 vjeç e 72 ditë.

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top