Trump ofron ndihmë për Kosovën dhe Serbinë

Trump për Kosovën dhe Serbinë: “Kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua”

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një fjalimi në inaugurimin e Bordit të Paqes, foli sërish për konfliktet ndërkombëtare të cilat, sipas tij, janë shuar. Ai theksoi rolin që ka luajtur në ndalimin e një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, zhvillim ku ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Trump iu drejtua drejtpërdrejtë Vjosa Osmanit, duke vlerësuar punën e saj si “të jashtëzakonshme”. Ai gjithashtu shtoi se në rast të shfaqjes së problemeve të reja në të ardhmen, ata duhet thjesht ta telefonojnë atë.

“Çfarë pune të jashtëzakonshme keni bërë. Dhe tani po silleni mirë dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua”, tha Trump.

Scroll to Top