Tension gjatë protestës, 4 të plagosur dhe të shtruar në spital; të rinj të ndaluar me mjete piromane.
Protesta e opozitës, zhvilluar këtë të premte në qendër të Tiranës, nuk ka kaluar pa incidente. Një punonjës policie është dërguar në spital pasi ka pësuar djegie dhe ka marrë plagë në kokë. Gjithashtu, gjatë përplasjeve, kanë mbetur të dëmtuar edhe tre përfaqësues të Partisë Demokratike.
Forcat e policisë janë konfrontuar me protestuesit të cilët kanë tentuar të afrohen drejt ambienteve të Kuvendit. Ky tentativë ka sjellë përplasje fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, të cilët u përpoqën të thyenin kordonin e vendosur nga uniformat blu.
Mediat raportojnë se policia ka arrestuar katër persona të cilët u kapën me një çantë që përmbante mjete piromane (molotovë).
Më herët, policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj Aulon Kalasë, Famur Nokës dhe Luçiano Boçit, të cilët mbetën të plagosur.
