Molotovë drejt Kryeministrisë, Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës
Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në protestën e organizuar nga opozita, janë hedhur fishekzjarrë dhe koktejë “molotov” drejt selisë së Kryeministrisë.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe kanë shpërndarë protestuesit duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës. Gjatë ndërhyrjes, nuk kanë munguar edhe shoqërime të personave.
Deputeti Flamur Noka është raportuar se ka pasur probleme shëndetësore të shkaktuara nga gazi lotsjellës.
Lajmi në përditësim…
